19:24 - 30 Shtator 2019

Në një video reklamë të fushatës së tij personale, Erolld Belegu, kandidati i Koalicionit AAK-PSD dhe njëherit Nënkryetari i AAK-së ka premtuar që do ta vazhdojë angazhimin e tij që Kosovën ta shpallë shtet të sportit, siç thotë ai, ashtu si ka bërë gjatë 10 viteve të fundit kur e ka filluar ta ndiqte këtë kauzë. Ai e përmend edhe ligjin e sponzorimit të sportit, në miratimin e të cilit thotë se ka ndihmuar gjatë mandatit të tij si Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.

Në fund, pasi që premton që do ta bëjë Kosovën shtet të sportit, i pyet përcjellësit e tij në rrjete sociale se a mund të shënojnë edhe ata kosh nga mesi i terrenit të basketbollit.

Shikoni gjuajtjen e tij më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=512996952849410
Kurse postimin e plotë në facebook mund ta gjeni këtu:  https://www.facebook.com/ErolldBeleguEB/videos/512996952849410/?v=512996952849410