Ben Affleck është rehabilituar tërësisht nga varësia nga alkooli. Është vetë aktori që bëri të ditur lajmin në Facebook duke e quajtur “diçka që është përballur në të kaluarën, dhe do të vijojë përpjekjet”.
Affleck, i cili u divorcua nga Jennifer Garner ishte në lajmet kryesore të mediave, ndërkohë që ata i kanë dhënë lidhjes së tyre një tjeter shans, duke qëndruar në status quo.
“Dua ti bëj të ditur fëmijëve të mi se nuk është turp të kërkosh ndihmë kur ke nevojë, dhe të jenë një burim force për këto që kërkon ndihmë, por ka frikë të marrë hapin e parë”, ka thënë aktori 44-vjeçar.
Për herë të parë Affleck ka shkuar në qendër rehabilitimi në 2001. Ai falenderon familjen dhe miqtë për dashurinë e tyre, dhe Garner në veçanti për mbështetjen e saj dhe kujdesen për tre fëmijët kur ai ka qënë në rehabilitim. “Ky është hapi i parë i disa hapave që do të ec përpara për një kthim pozitiv”, shkruan më tej Affleck.