×
Insajderi

Bën zhurmë disa minuta, por triumfon Policia: përzë Gani Gecin nga lokali

Insajderi
30 October 2020 - 23:19

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ballafaquar sonte me pjesetarët e rendit.

Ai derisa po qëndronte në një kafiteri në kryeqytet, ka refuzuar të largohet nga lokali në kuadër të respektimit të masave ndaj COVID-19 që po ndërmarrin institucionet, shkruan Indeksonline.

Ai u ka kërkuar zyrtarëve policorë urdhërin e prokurorit para se të largohet. Bashkë me zyrtarët policorë në inspektim ishte edhe ministri Zemaj.

Geci pas disa minutave ka pranuar të largohet nga lokali, sikurse edhe shumë persona të tjerë.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark