×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Benjamin Mendy deklarohet i pafajshëm ndaj nëntë akuzave për përdhunim

    Insajderi
    24 May 2022 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Chester Crown, raporton Associated Press.

    Mbrojtësi është përjashtuar nga skuadra e Manchester Cityt, me t’u konfirmuar se ka akuza për përdhunim.

    Mendy akuzohet për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.

    Në anën tjetër ka edhe një akuzë për sulm seksual të një viktime tjetër të supozuar.

    Ai dyshohet se përdhunoi një grua ndërsa ishte i liruar me kusht në muajin gusht, përpara se të futej në paraburgim për 134 ditë në shtator, transmeton telegrafi.

    Por, mbrojtja e tij e afërt arriti që ta siguronte një lirim me kusht dhe sot (e hënë) u konfirmuar se ai ishte i pafajshëm.

    Vendimi final për të do të merret më 25 korrik, aty edhe ku do të mësohet për fatin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark