Konkurrenti i “It’s my Love”, Berat Xhelili ka dhënë dorëheqje nga emisioni për shkak të disa problemeve me autorët e këtij emisioni.
Pas largimit të Kikës si udhëheqës i emisionit, edhe Berati i ka ndarë rrugët.
Në një video live në llogarinë e tij personale, ai e akuzon se produksioni është tallur me të, pasi sipas Beratit, ai është angazhuar që të ndihmojë në rritjen e shikueshmërisë të emisionit dhe të takimit me njërën nga vajzat.
Ndër të tjera, ai vazhdon me ofendime në drejtim të Valon Malokut dhe Antigona Kotorrit.
Madje ai ka ofenduar edhe vajzat e emisionit duke thënë se nuk është i interesuar për asnjërën nga to dhe që autorja e emisioni i ka kërkuar atij të shkonte në Gjilan për të marrë Erzen.