×
  • Showbiz
  • Show

    Bëri bashkëpunime me disa këngëtarë, Albulena Ukaj iu përgjigjet kritikave

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja kosovare Albulena Ukaj, ka reaguar pas kritikave që ka marrë për bashkëpunimet e saj në muzikë.

    Ukaj është kritikuar për personat që ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë, duke thënë se nuk do të bëj dallim ndaj askujt pavarësisht fesë, racës apo etnisë.

    “Muzika është dashuri, e dashuria nuk njeh moshë, racë e etni! Po shoh shumë kritika për këngët e mija, sidomos për bashkëpunimet që kam zgjedhur t’i bëj. Andaj, komentet e tilla, ku unë kritikohem për personazhet që zgjedh për të bashkëpunuar, janë duke me shokuar, sepse, nuk e kuptoj si akoma ka dallime racore e fetare, nga ana tjetër, paraqitemi sikur jemi popull joracor!”, ka shkruar Ukaj.

    Tutje ajo ka shkruar se të gjithë njerzit janë të barabartë para Zotit dhe se ajo nuk do të bë dallime ndaj askujt.

    “Përmes këtij shkrimi, dua t’iu them se gjithmonë do bashkëpunojë me persona talent, do këndoj këngë të bukura dhe asnjëherë s’do bëj dallime ndaj askujt. Njerëzit janë të barabartë para Zotit, kush jemi ne t’i gjykojmë? Shpërndani dashuri e pozititivet, sepse, vetëm kështu do jeni të përmbushur”, ka përfunduar Albulena Ukaj në reagimin e saj.

    Reagimi i plotë i saj në Instagram:

    “Muzika është dashuri, e dashuria nuk njeh moshë, racë e etni! Po shoh shumë kritika për këngët e mija, sidomos për bashkëpunimet që kam zgjedhur t’i bëj. Unë ka vite që merrem me muzikë dhe çdoherë thuajse i kam kënduar dashurisë, mirësisë, e mbi të gjitha humanitetit. Andaj, komentet e tilla, ku unë kritikohem për personazhet që zgjedh për të bashkëpunuar, janë duke me shokuar, sepse, nuk e kuptoj si akoma ka dallime racore e fetare, nga ana tjetër, paraqitemi sikur jemi popull joracor! Përmes këtij shkrimi, dua t’iu them se gjithmonë do bashkëpunojë me persona talent, do këndoj këngë të bukura dhe asnjëherë s’do bëj dallime ndaj askujt. Njerëzit janë të barabartë para Zotit, kush jemi ne t’i gjykojmë? Shpërndani dashuri e pozititivet, sepse, vetëm kështu do jeni të përmbushur! Me respket, Albulena

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark