×
Show / Fashion

Bëri foto sikur e kishin vrarë që të fuste gruan në kurth

Insajderi
14 September 2019 - 23:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja e një trajneri boksi, Lulu Sosa, i kishte kërkuar ndihmë një personi që t’i gjente një vrasës me pagesë, pa e ditur që ky person ishte shok me bashkëshortin e saj, i cili do të ishte shënjestra.

Çifti ishte duke mbyllur një fazë të pakëndshme divorci, dhe gruaja donte të përfitonte para në këtë mënyrë. Me procedurat e divorcit do të merrte shumë më pak.

Sapo e mori vesh, Ramon Sosa, bashkëshorti, nuk u përball me të shoqen por vendosi që të bashkëpunojë me policinë, të cilët i thanë të shtirej sikur vrasësi e kishte realizuar misionin. Për këtë arsye, ata inskenuan një foto të trupit të vdekur.

Më pas, personi që supozohej se kishte kryer vrasjen, takoi gruan për t’i marrë paratë, por këtë herë kishte vendosur mikrofonë në trup. Kjo bëri që gruaja të dënohej me 20 vite burg.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark