Mesfushori kosovar i Anzhit ka qenë sërish titullar ditën e sotme në ndeshjen që skuadra e tij luajti në “shtëpi” ndaj kryesuesve të Rostov.
Përballja mes tyre u mbyll me rrjeta të paprekura teksa Berisha ishte për 90 minuta në fushën e lojës duke qenë ndër më të mirët për ekipin e tij.
Edhe pse Anzhi ndodhej në vendin e fundit, ka zhvilluar një ndeshje tepër pozitive duke ndalur ekipin e Rostov që këtë sezon kryeson renditjen, shkruan “Minuta90”.
Bernad Berisha i dërgon kështu edhe sinjale trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi që ai meriton më shumë vëmendje.