Basketbollisti kosovar tha se skuadra e Prishtinës do të bëjë gjithçka që të dalë si fitues nga udhëtimi i gjatë në Bullgari.
“Nuk do të jetë aspak lehtë, edhe për faktin se ndeshjen e parë do ta luajmë në Stara Zagora, që për ne do të jetë edhe një udhëtim i gjatë. Sidoqoftë ne do të bëjmë më të mirën në parket në mënyrë që të dalim fitues në ndeshjen e parë”, deklaroi Berisha.
Ai deklaroi se nuk do të jetë e lehtë ndaj Beroes por sipas tij Prishtina e ka synim mbrojtjen e titullit të Ligës Ballkanike këtë sezon. /Insajderi.com