×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha sërish godet Osmanin: Po e acaron situatën mes forcave politike

    Insajderi
    25 November 2020 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka kritikuar u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me rolin e saj.

    Berisha ka thënë se ajo duhet të marrë seriozisht rolin e saj dhe të mos sillet nëpër parade politike.

    “Ka qenë mendimi im. Jo reagim emocional. Rreth pozicionit aktual të presidentes. Duke parë ku gjendet Kosova. Ajo që kam thënë nuk lidhet me këto zhvillimet e fundit me ngarkime e shkarkime. Ajo po e luan rolin sikur të ishte zgjedhur presidente e mos t’ia kishte caktuar ndryshe kushtetuta”.

    “Ajo vetë e ka thënë se presidenti është personi që mund të bëjë unifikimin e faktorit politik. Ajo po e acaron situatën edhe ashtu jo të mirë të forcave politike. Duket se po mundohet të krijojë një komoditet në atë rol. Kemi një president të akuzuar me dosje të fabrikuara nga Serbia. Ajo është dashur të mbledhë partitë politike dhe të kërkojë emrin e presidentit të ri”, tha Berisha në T7. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark