×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bërnabiq: Kurti bën cirk në çdo takim, nuk do të ketë marrëveshje me të

    Insajderi
    13 June 2021 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot se nuk ka bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se “nuk do të ketë marrëveshje”, shkruan Danas.

    Bërnabiq përsëriti se takimi në Tiranë ishte “shumë i stuhishëm dhe i vështirë” dhe se ishte takim përgatitor për 15 qershorin në Bruksel, ku Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    E pyetur se si e komenton ajo faktin që Kurti e akuzon Serbinë për gjenocid, Bërnabiq tha se ai është “një fanatik ideologjik me pragmatizëm zero”.

    “Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le ta bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le ta provojë atë që ka, por mos të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën cirk”, tha ajo për TV Prva.

    Ajo vlerësoi se, për sa i përket dialogut me Kosovën, “gjërat janë të vështira dhe do të jenë gjithnjë e më të vështira”.

    “Fakti që tani kemi elita politike në Prishtinë, njerëz që nuk duan të flasin, është një katastrofë për të gjithë rajonin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për presidentin (Vuçiq) më 15 qershor”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark