Bernard Berisha ka shënuar një tjetër gol në kampionatin rus.
Futbollisti i Kosovës, të shtunën kontribuoi në fitoren që Akhmat Grozny e shënoi në udhëtim te Krasnodari 3:2, në kuadër të xhiros së 13-të.
Berisha realizoi nga penalltia në minutën e 18-të për 1:0.
Ishte goli i tretë në elitën e futbollit të Rusisë për 30-vjeçarin, ndërsa e ka edhe një asistim.
Ai e kompletoi ndeshjen.
Akhmati në 13 ndeshje të luajtura ka 20 pikë.