Bernardo Sopaj është luftëtari i ri shqiptar i MMA-së që ka filluar shkëlqimin në Suedi.
Talenti 23-vjeçar i MMA, Bernardo Sopai, mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në Allstars Fight Night 4 në Stokholm.
Sopaj u përball me brazilianin 28-vjeçar Geovane Vargas në ngjarjen kryesore të galasë.
Pas një fillimi intensiv, Sopai arriti të mposhtë brazilianin Vargas qysh në raundin e parë.
23-vjeçari ka një bilanc fantastik prej 10 fitoreve një barazimi e dy disfatave në MMA dhe ai është një nga talentët më të mëdhenj në Suedi.
Sopaj pas fitores në skenë mori flamurin shqiptar duke festuar me të. /Telegrafi/