Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka bërë debutimin zyrtar në Premier League me Manchester Cityn në ndeshjen ndaj kryesuesit Leicester Cityt.
Që në ndeshjen e parë kosovari ka arritur të lë përshtypje të mirë duke asistur në golin e vetëm të City-t që e shënoi sulmuesi argjentinas Sergio Aguero
Celina u fut në lojë në minutën e 77-të të takimit duke e zëvendësuar super yllin spanjoll, David Silva, njofton Insajderi.
Por skuadra e tij megjithatë e humbi derbin e dy ekipeve kryesuese, me rezultat 3 me 1 ndaj Leicester Cityt
Celina kishte debutuar më herët me Manchester Cityn por në ndeshje të vlefshme për kupën e ligës angleze.