×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Besi kishte varësi…”/Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së aktorit nga Xhensila

    Insajderi
    08 June 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, diskutoi me motrat marrëdhënien e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Moderatorja deklaroi se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.

    Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

    Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.

    Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histori publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    12 October 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark