“Hasi është propozuar si emër surprizë dhe shihet si drejtues i mundshëm i Aston Villës”, shkruan ‘Daily Mail’.
Gazeta britanike bën një paraqitje të shkurtër të arritjeve të Hasit te skuadra e Anderlehtit. Steve Bruce dhe Tony Pulis janë dy emra të tjerë që fliten për drejtimin e skuadrës angleze, ndërsa emri i Hasit duket se është më i favorizuari.
Hasi përshkruhet si një trajner që ka treguar rezultate në zbulimin e talenteve të reja dhe që ka arritur sukses me skuadrën e Anderlehtit, duke e renditur në vendin e tretë në Belgjikë dhe fitimi i kampionatit në vitin e parë të drejtimit të Anderlechtit.