×
  • Lajme
  • Insajderi

    Besnik Rexhepi dënohet me 30 vjet burgim për vrasjen e Arbnor Ramës

    Insajderi
    31 October 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjilan sot ka dënuar me 30 vjet burgim të akuzuarin Besnik Rexhepi për vrasjen e Arbnor Ramës.

    Ngjarja kishte ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar në komunën e Vitisë, ku Rexhepi me dashje e kishte privuar nga jeta tashmë të ndjerin Arbnor Rama.

    “Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Zig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë”.

    “Ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale, vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Trupi gjykues në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka shqiptuar dënim ndaj të akuzuarit në kohëzgjatje prej 30 vjet burgim.

    Të akuzuarit masa e paraburgimit i vazhdohet derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, ashtu që koha e kaluar në paraburgim prej 13 korrikut 2021, derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark