Besart Halimi është largimi i radhës nga klubi i Prishtinës, njofton Insajderi.
Faqja zyrtare e klubit të Prishtinës ka njoftuar se Prishtina dhe Halimi kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe.
Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 u transferua te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Njoftimi i plotë i klubit:
“𝙁𝙖𝙡𝙚𝙢𝙞𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙩 𝘽𝙚𝙩𝙞𝙢 𝙃𝙖𝙡𝙞𝙢𝙞!
“Gardiani” Betim Halimi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe.
Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 erdhi te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.
Familja “bardhekaltër” i dëshiron shëndet e suksese në karrierë Betimit.”
Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.