×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden: Dënimi i policit një hap i madh përpara kundër racizmit sistematik

    Insajderi
    21 April 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kemi bërë një hap të madh përpara kundër racizmit sistematik, i cili është një njollë në shpirtin e vendit tonë, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke folur për kombin amerikan në një fjalim të drejtpërdrejt në televizion, pas vendimit të gjyqit të Floyd.

    “Sot u mor një vendim. Hap gjigant në marshimin drejt drejtësisë në Amerikë”, shtoi Biden, i cili përshkroi vdekjen e George Floyd si “një vrasje në pikë të ditës”.

    Për presidentin amerikan, megjithatë, duhet të bëhet shumë më tepër, edhe nëse vendimi mund të përfaqësojë “një ndryshim të rëndësishëm”.

    Presidenti më pas u bëri thirrje amerikanëve për unitet dhe për të shmangur dhunën.

    Pas vendimit, ai foli në telefon me familjen e Floyd.

    Mbi këtë proces nuk e fshehën gëzimin as ish-presidenti Obama, po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark