×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden, Rusisë: Lironi gazetarin amerikan, ose…

    Insajderi
    01 April 2023 - 17:52

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i kërkoi Rusisë të lirojë menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili arrestua nën akuzën e spinuazhit, që vetë gazeta e ka hedhur poshtë me forcë.

    I pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë se cili ishte mesazhi i tij për Rusinë në lidhje me Gershkovichin, i cili është shtetas amerikan, Biden tha: “Lëreni të lirë”.

    Por ai e kundërshtoi nga ana tjetër kërkesën e bordit redaktues të medias të së njohur për t’i dëbuar gazetarët rusë nga SHBA-ja.

    Në një artikull të botuar të enjten, bordi të redaktorëve i Wall Street Journal bëri thirrje për dëbimin e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara dhe “të gjithë gazetarëve rusë që punojnë këtu”, duke e përshkruar këtë masë si “minimumi që pritet”.

    “Koha e arrestimit duket si një provokim i llogaritur për ta vënë në vështirësi SHBA-në dhe për ta frikësuar shtypin e huaj që ende punon në Rusi”, thuhej në shkrim. Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për të parë dëmet nga tornado në Misisipi, Biden tha se dëbimi i gazetarëve rusë “nuk ishte në plan tani”.

    Gershkovich besohet të jetë gazetari i parë i huaj i arrestuar për spiunazh në Rusinë post-sovjetike. Ndalimi i tij pritet t’a përshkallëzojë konfrontimin e Kremlinit me Perëndimin mes tensioneve të ashpërsuara për shkak të luftës në Ukrainë.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur kërkesës së bordit redaktues që të gjithë gazetarët rusë të dëbohen, tha se “gazeta mund ta thotë këtë, por kjo nuk duhet të ndodhë, sepse nuk ka arsye për një gjë të tillë, e sa për Gershkovich“, nënvizoi ai, e kemi kapur “në flagrancë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark