×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bideni shkarkon nga puna të emëruarën e Trumpit, nuk donte të hiqte dorë nga pozita

    Insajderi
    06 March 2021 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sharon Gustafon, e emëruara e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Komisionin e Mundësive të Barabarta të Punësimit (EEOC), u pushua nga puna nga Shtëpia e Bardhë pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqjen me dëshirë.

    Ajo ka thënë se “me respekt” refuzoi kërkesën e presidentit Joe Biden, i cili dëshironte ta emëronte në atë pozitë këshilltarin e tij të përgjithshëm, njofton Independent.

    Sharon Gustafon u pushua nga puna pasi asaj iu tha të hiqte dorë nga posti në mënyrë që presidenti i ri Biden të mund të zgjidhte të emëruarin e tij në EEOC, por refuzoi dhe tregoi qëllimin e saj për të qëndruar deri në fund të mandatit të saj katër-vjeçar.

    Gustafon, e cila u emërua nga Trumpi në vitin 2018 dhe i kishin mbetur edhe dy vjet nga mandati i saj me EEOC, u shkarkua nga roli i saj dje.

    Presidentët kanë të drejtë të caktojnë këshillin e tyre të përgjithshëm për të mbështetur EEOC-in, megjithëse grupet konservatore thanë që masa ishte në kontrast me thirrjet e Bidenit për unitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark