×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bie nga kati i pestë, vdes 13 vjeçarja në Francë – dyshohet se është shqiptare

    Insajderi
    28 November 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vajzë 13-vjeçare, e cila dyshohet të jetë me prejardhje shqiptare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i 5-të i banesës, shkruan Republicainlorrain, transmeton Insajderi.

    Rasti ka ndodhur ditën e shtunë të datës 26 nëntor, rreth orës 14:30 në rue de la Marne në Ban-Saint-Martin.

    Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit i bënë masazh kardiak, por adoleshentja nuk arriti t’i bëj ballë plagëve të marra.

    Siç raporton nënkryetari i parë i bashkisë Ban-Saint-Martin, Michel Brandenburger, viktimen tek rrëzohej e panë disa të rinj që po luanin futboll.

    Ishin të rinjtë që po luanin futboll pikërisht në vendin fqinj, ata që panë trupin e viktimës të rrëzohej”, tha ai.

    Prokurori publik i Metz, Yves Badorc, konfirmoi se është hapur një “hetim në kërkim të shkaqeve të vdekjes”. “Një autopsi do të kryhet shumë shpejt”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark