×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bie njësia e prodhimit A-3,  KEK del më njoftim

    Insajderi
    26 September 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se ka rënën nga sistemi i prodhimit njësi A3. Sipas KEK, kjo ka ndodhur të dielen me me datë 25.09.2022, ku njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

    “Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Lidhur me këtë prishje  KEK njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme “për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”.

    Nuk njoftohet për reduktime të rrymës, por KEK thotë se lidhur me veprimet tjera, për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark