×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftërat Siri dhe Irak

    Insajderi
    17 October 2018 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, të mërkurën prezantoi raportin me titullin ”Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

    Në raportë u tha se numri i qytetarëve kosovarë që kanë udhëtuar në Siri e Irak ka rënë në mënyrë drastike.

    Që nga viti 2016 nuk është raportuar asnjë rast i qytetarëve të Kosovës që ka udhëtuar për Siri e Irak si pjesë e organizatës terroriste.

    Më tej është theksuar se sfidë tjetër mbetet diaspora e Kosovës ku rreth 20% e 400 luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova kanë lindur ose rritur si brez i dytë ose i tretë i emigrantëve në shtetet e Europës Perëndimore. Këta individë ishin ndër luftëtarët e huaj më ekstrem.

    Veç kësaj 190 qytetarë të Kosovës mbeten ende në Siri e Irak. Një rol të madh në mos-shkuarjen e kosovarëve në këto vende e ka luajtur edhe Policia e Kosovës me punën e tyre në pikat kufitare.

    Me shkatërrimin e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, e kanë ndërruar strategjinë duke sulmuar në vendet evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark