×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bie pas 111 vitesh! Skuadra e Pele dhe Neymar në krizë, tifozët shkaktuan kaos të paparë

    Insajderi
    07 December 2023 - 16:15

    Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë.

    Santos nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1. Kështu një ndër ekipet më të mëdha braziliane e mbylli kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.

    Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të mëdhenj si Pele, Neymar, Robinho apo së fundmi Rodrygo që aktualisht është pjesë e Real Madrid. Tashmë, rekordin si skuadrat e vetme që nuk kanë rënë më parë nga kategoria e ruajnë Sao Paolo dhe Flamengo.

    Pas ndeshjes, trazirat vazhduan dhe tifozët u vunë flakën autobusëve dhe makinave, koshave të plehrave, shenjave të trafikut dhe ndërtesave.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark