Pasi JLo u pa në një fluturim po përhapen spekulimet që këngëtarja është në krizë financiare.
Kur Lopez u largua nga pushimet në Itali, ajo nuk fluturoi me avion privat, si zakonisht.
Kësaj radhe ishte në një avion komercial me destinacion Parisin. Ajo u ul vetë pranë dritares ndërsa truproja ishte në korridor.
Lajmi vjen pasi JLo në mes të krizës martesore me Affleck, njoftoi se po e anulonte turneun e saj. Ajo donte të kalon më shumë kohë me fëmijët, familjen dhe miqtë e ngushtë.