×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Big Brother Vip Kosova, konkurrentet, kur fillon, dhe ku mund ta shikoni live?

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:45

    Big Brother ( Vëllai i madh) është një reality show ku, në çdo sezon, një grup njerëzish banojnë së bashku në shtëpinë e Big Brother, të izoluar nga bota e jashtme por të përcjellur vazhdimisht nga kamerat televizive.  

    Banorët përpiqen të fitojnë një shumë parash duke iu shmangur eliminimeve periodike nga shtëpia. Një reality-show i tillë do të fillojë edhe në Kosovë. Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktorës Jonida Vokshi ky show do të transmetohet në Klan Kosova.

    Një nga karriget e panelit të opinionistëve është e rezervuar për një prej personazheve më të komentuara televizive, i njohur për perceptimet e tij unike dhe komentet pikante rreth botës rozë Olti Currit.

    Big Brother Vip Kosova

    Sa është shuma e fituesit të Big Brother VIP Kosova?


    Ndërsa është zbuluar edhe shuma për atë që do të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova, që është 200 mijë euro.

    Kush janë konkurentet e BIG Brother VIP Kosova?

    Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, në media janë lakuar emra të ndryshëm. Si Ardian Bujupi dhe Genc Salihu, Yll Limani, Tayna, Robert Berisha e shumë emra të tjerë të estradës. Por, deri me tani nuk ka asnjë konfirmim se kush do të jenë banorët e kësaj shtëpie.

    Së fundmi, Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, ka zbuluar të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë.

    E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbizit tonë.

    “Shumë kisha pasur dëshirë të zbuloja nja dy tre emra për fillim, po e kam nënshkruar aty që nuk flas kështu që kam me e mbajt deri në fund që nuk mundem me tregu ndonjë emër pavarësisht njerëzve që janë shumë të interesuar. Kasti është i shumëllojshëm. Ka fytyra publike të ndryshme”, tha ajo.

    Kur fillon Big Brother VIP Kosova?

    Projekti gjigant pritet të startojë së shpejti, në muajin Tetor dhe pjesë e tij do të jenë qysh në fillim 14 banorë. Ata do të kalojnë kohën brenda ambienteve të bukura të “Big Brother Vip Kosova”.

    shtepia e Big Brother Vip Kosova,

    Ku mund ta shikoni BIG Brother VIP Kosova Live?

    Ndërsa për publikun që vazhdimisht pyesin se ku mund ta ndjekin është publikuar edhe linku:  https://www.youtube.com/channel/UCCs_QlWanoGM7QUcbC2v_NA

    Ne ArtMotion Live ju mund te shikoni Big Brother VIP drejtperdrejte. 

    Për herë të parë idea për këtë shfaqje erdhi gjatë një sezoni për ide të reja në shtëpinë prodhuese John de Mol (pjesë e pavarur e Endemol) më 4 shtator, 1997. Transmetimi i parë i Big Brother u mbajt në Holandë më 1999 në Veronica TV. Që atëherë ka qenë një shfaqje shumë e kërkuar në thuajse 70 vende. Emri i shfaqjes vjen nga novela distopiane e George Orwell më 1949 Nineteen Eighty-Four. /insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark