×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet

    Insajderi
    21 January 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka hapur thirrje për grumbullimin e ndihmave të cilat janë paraparë për qytetarët e prekur nga vërshimet.

    “Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës”- thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    Gjithashtu është bërë e ditur se të premtën do të bëhet grumbullimi i parave në të gjitha xhamitë për të ndihmuar banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark