×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    BIK: Nesër në hytben e xhumasë do tu bëhet thirrje besimtarëve të mbështesin marshin për ish-krerët e UÇK-së

    Insajderi
    30 March 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se e përkrah marshin për drejtësi të thirrur nga platforma “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Përmes një njoftimi në Facebook, BIK iu ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve të marshojnë me 2 prill për nder të dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

    “Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë.

    Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës, fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet në njoftim.

    Nesër BIK do të bëjë thirrje në të gjitha xhamitë e vendit për të iu bashkuar marshit.

    “Bashkësia Islame e Kosovës, nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi”, thuhet në njoftim./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark