×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u thotë se ka përplasje brenda komunës për Xhaminë në Dardani

    Insajderi
    17 July 2017 - 22:48

    Që nga viti 2012 kur ishte vënë gurë themeli i Xhamisë së re në Dardani, debate të shumta janë zhvilluar për këtë çështje.

    Së fundi është aktualizuar përsëri, pas takimit në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava.

    Pas këtij takimi nëpërmjet një komunikate u tha se së shpejti do të fillohet me ndërtimin e kësaj xhamie.

    Zëdhënësi i BIK-ut, Ali Sadriu, ka treguar për mos pajtueshmëritë mes nëpunësve komunal dhe kryetarit të kryeqytetit.

    Sadriu ka njoftuar për formimin e komisionit nga Kuvendi komuna ku disa prej tyre janë arkitekt, nëpunës komunal dhe anëtar të Bashkësisë Islame e të cilët nuk kanë kthyer përgjigje akoma sa i takon çështjes së xhamisë.

    “Para disa kohësh Kuvendi komunal ka formuar një komision nga arkitektët, disa prej tyre nëpunës të komunës, e që pjesë e këtij komisioni janë edhe dy anëtarë të BIK-ut të cilët janë marrë me këtë çështje dhe ne kemi pritur që ata do të na japin ndonjë përgjigje por ende nuk kemi përgjigje rreth kësaj”, deklaroi Sadriu.

    Sadriu në një intervistë për AA potencoi se është biseduar rreth projektit me zyrtarët komunal, ku ata kanë pasur disa vërejtje nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti me arsyen se projekti nuk përputhet me planin urbanistik të lagjes ku do të ndërtohet xhamia.

    Ditë më parë kryetari i Komunës, Ahmeti, kishte kërkuar “sabër” sepse sipas tij xhamia do të ndërtohet vetëm se kërkon të rregullohet estetikisht pasi që nuk është ndërtim i rëndomtë./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark