×
Show

Billboard publikon dhjetë këngët më të njohura për festat e fundvitit

Insajderi
25 December 2016 - 22:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa këngë të caktuara dëgjohen çdo kund gjatë dhjetorit, veçanërisht nëse jeni duke dëgjuar një nga 160 radiostacionet në Amerikë që lëshojnë muzikë të festave 24/7 gjatë kësaj kohe të vitit (apo nëse jeni duke hyrë në qendra tregtare). Disa këngë pra bëhen të pashmangshme në krahasim me të tjerat- një fenomen që ka dërguar drejt krijimi të listës me këngë të fundvitit nga Billboard, përcjell KultPlus.

Më poshtë janë 10 këngët më të famshme që kanë lënë shenjë në histori. Shanset janë qe ju i keni dëgjuar të gjitha këto madje disa herë gjatë kësaj stine duke vërtetuar se hitet e krishtlindjeve janë dhurata që vazhdojnë të paguajnë (së paku tekstshkruesit), shkruan Billboard.

10. “Last Christmas”, Wham!

Që nga viti 1984 himni i krishtlindjeve nga George Michael ka qenë dhe vazhdon të jete një nga hitet e preferuara, duke u kënduar nga çdo kush që nga Taylor Swift e deri tek Jimmy Eat World.

9. “It’s the most wonderful time of the year”, Andy Williams

Për më shume se 50 vite, që nga 1963 Andy William nuk tregon shenja të lodhjes. Është aktualisht numër 6 në tabelën e këngëve të fundviti.

8. “White Christmas”, Bing Crosby

“Dëshiroj që ta merrni një këngë që kam shkruar gjatë vikendit. Jo vetëm që është kënga më e mirë që kam shkruar por është kënga më e mirë që dikush ka shkruar”, është ajo çfarë Tin Pan Alley ka shkruar, se legjenda Berlin i ka thënë sekretares së tij pasi që, ka shkruar White Christmas – e argumentuar se është e rëndësishme po aq sa “God Bless America” të cilin Berlin, një sekular qifut- imigrant në Amerikë e shkroi gjithashtu. Kënga arriti popullaritet falë performancës së Grosby në Holliday Inn, çka i solli atij një çmim për këngën më të mirë origjinale dhe që nga 1943 këngë ka qenë një hit. Sipas librit të genisit është kënga më e shitur e gjithë kohës.

7. “Christmas Eve (sarajevo 12/4)”, Trans-Siberian Orchestra

Një potpuri e “God rest ye marry gentleman” dhe e “Carol of the Bells” fillimisht është bërë publike në debutimin e orkestrës Trans Siberian në 1996 dhe që nga atëherë ata janë bërë një energji e festave.

6. “A holly jolly Christmas”, Burl Ives

Ives fillimisht e ka kënduar këngën si dordoleci Sam, në 1964 për versionin e ngadalshëm të klasikes “Rudolfi, dreri me hundë të kuqe” dhe që nga atëherë është bërë një nga meloditë e muzikës contry që është kënduar më së shumti.

5. “Feliz Navidad”, Jose Feliciano

Kënga spanjolle është bërë një nga këngët më të njohura në botë për krishtlindje- prandaj nuk është surprizë nëse ajo do të vazhdojë të mbete.

4. “Jingle Bell Rock”, Bobby Helms

Kenga klasike, me pjesë të kitarës. Nga legjenda Hank Garland, është shkruar nga dy burra që kanë bërë reklama.

3. “The Christmas song merry Christmas to you”, Nat King Cole

Këngëtari legjendar ka gjetur hitin më të njohur në kompozimet e Mel Torme-shkrimtarit origjinal, sipas Torme si një përpjekje për të qëndruar freskët gjatë ditëve më të ngrohta të verës.

2. “Rockin’ Around the Christmas Tree”, Brenda Leew

Brenda Leew kur ishte 13 vjeçare u bë një legjendë duke e regjistruar këtë kënge për festën klasike të krishtlindjeve- është luajtur gjithashtu në filmin për festa të fundvitit “I vetëm në shtëpi”, si fonogram për festën e pretenduar të Macaulay Culkin.

1. “All i want for Christmas is you”, Mariah Carey

Mariah Carey është e duhura sidomos gjatë festave. “All I want for Christmas is you” merre vendin kryesor dhe është aq e popullarizuar sa që çdo dhjetor ri-kthehet në mesin e top 100 në Billboard.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark