×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bislimi: Do të punojmë 365 ditë të çdo viti për ta jetësuar amanetin e Adem Jasharit

    Insajderi
    28 November 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi  me rastin e shënimit të 28 nëntorit, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

    Bislimi tha se do të punojnë 365 ditë të çdo viti, në mënyrë që të realizohet amaneti i komandatit Adem Jashari.

    “Kemi ardhur këtu bashkë me Qeveri e Kuvend, në vendin ku me mirë se gjithkund dëshmohet sakrifica jonë në këtë ditë të rëndësishme. Jemi krenarë për të gjithe ata burra dhe gra, që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetmohim për të gëzuar në këtë liri që sot e kemi. Por në të njëjtën kohë si Qeveri e Republikës së Kosovës,  zotohemi se për 365 ditë të cdo viti, do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Aadem Jashari, përfundimisht të realizohen”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark