×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi i dërgon letër Lajçakut për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

    Insajderi
    05 February 2024 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krye-negociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se i ka dërguar një letër, përfaqësuesit të BE-së negociata, Miroslav Lajçakut.

    Bislimi siç shkruan në platformën X, në letër i ka renditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.

    “Në një letër drejtuar emisarit Lajçak, kam renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark