Zv.kryeministri Besnik Bislmi ka thënë se ditën nesërme, do të udhëtojë drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të këtij vendimi.
Beslimi këtë koment e ka bërë pasi Parlamenti Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. Pritjet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet”, ka shkruar Bislimi, transmeton Gazeta Insajderi.