×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë

    Insajderi
    19 April 2021 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

    Bëhet e ditur se Sakar e ka uruar zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

    Ndërkaq, Bislimi e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Kosovës përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

    Në mes tjerash, në takim u prekën edhe temat e situatës me pandeminë COVID-19, rruga e Kosovës për integrim evropian dhe e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark