×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bislimi: Pse ta shkarkojmë Rakiqin, atë po e zhveshim dhe po e diskreditojmë për ditë

    Insajderi
    05 August 2022 - 22:00

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se qeveria nuk ka nevojë të shkarkojë Goran Rakiqin, ministër në Qeverinë Kurti.

    Bislmi thotë se Rakiq nuk ka qenë në mbledhje të qeverisë që moti dhe se Lista Serbe nuk e ka për qëllim të shtyjë përpara interesat e serbëve të Kosovës. Ai thotë se nuk ka nevojë të shkarkohet Rakiq, pasi Qeveria po e dekonspiron atë ditë për ditë.

    “Qeveria e Kosovës ka 18 anëtarë të kabinetit. 15 ministra. 2 zvkryeministra dhe një kryeministër. Në kushte normale këta janë anëtarët e kabinetit. Ky është kabineti qeveritar dhe këto janë objektivat tona. Efektivisht ne kemi 17 anëtarë dhe Rakiqin. Nuk e mbaj mend kur ka qenë ai në mbledhje të qeverisë dhe nuk e mabj mend kur ka shtyrë një temë që ka ëpr qëllim interesat e serbëve të Kosovës”, tha ai në RTK.

     “Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë se si të i tregojmë serbëve të Kosovës që Lista Srpska nuk ka interes fare mirëqënien e tyre po Rakiq ka interes të marrë mëditjet me paraqitje në Serbi. Për momentin 100% e vende që përfaqësojnë interesat e vendeve të serbëve janë të okupuara nga Lista Serbe. Po të kishte një deputet serb tjetër, ai do të ishte zgjidhja jonë pasi interesi ynë është të shtyjmë përpara interesin serb. Për të treguar se Lista Serbe është e Beogradit dhe jo serbëve të Kosovës janë Rakiq dhe Radojciq. Radojcicin e ka dekonspiruar Amerika ndërsa Rakiqin po e dekonspirojmë ne ditë për ditë. Pse ta shkarkojmë?”, shtoi Bislimi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark