×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi refuzoi ftesën e Lajçak, por Petkoviqi pranon takimin në Bruksel për dinarin

    Insajderi
    25 February 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel të planifikuar për të martën, më 27 shkurt.

    Delegacioni i Serbisë po udhëton me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, raportojnë mediat serbe.

    Kujtojmë se, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi refuzoi ftesën për takimin në Bruksel ku pritet të flitet për dinarin.

    “Por, ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike. Kështu që do të shohim se kush do të shkojë që të bisedojë për dinarin, por nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, tha Bislimi.

    Bislimi tha Lajçak me dërgimin e kësaj ftese ka shkelur “parimet që i ka vendosur vetë”, pasi sipas Bislimit, “është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim parapak me palët dhe është munduar që të përcaktojë agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021, që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”.

    Ende nuk dihet se kush do të përfaqësojë Kosovën..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark