×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bislimi zbulon një tjetër kërkesë të Francës

    Insajderi
    13 October 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së sotme u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, çështje të cilën sot, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, e diskutoi për herë të parë.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pranuar se Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Bislimi ka thënë se lidhja me ETIAS është kriter i ri, derisa e ka quajtur situatë të papranueshme.

    “Nga këndvështrimi jonë, edhe lidhja me ETIAS përbën një kusht të ri, një kriter. Prandaj mendojmë që kjo është e papranueshme. Edhe kërkesa që të harmonizohet sistemi i vizave, është një lloj kriteri. Çdo ndryshim, çdo kërkesë e re që shkon përtej 95 kritereve që Kosova i ka përmbushur, përbën kriter të ri edhe ky mendoj që ky është qëndrim edhe i shumë vendeve anëtarë të BE’së dhe mbase edhe vetë përfaqësuesit të Komisionit Evropian”, ka deklaruar Bislimi në ATV.

    Mirëpo, duket se Franca nuk ka pasur vetëm një kërkesë, kjo pasi Bilsimi tha se është kërkuar edhe harmonizimi i sistemit të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

    “Elementi i dytë që është diskutuar ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me të Bashkimi Evropian. Ka një sërë shtetesh të cilat e gëzojnë regjimin e lirë në Kosovë por që janë me regjim të vizave me BE. Ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë këtë sistem me atë të BE-së, po flasin për 18 shtete sosh, por edhe ky qëndrim nuk është se ka marrë miratim apo aprovim për shkak se asnjë nga këto 18 shtete asnjëri prej tyre nuk është në mesin e 30 shteteve që kanë numrin më të madh të emigrantëve në BE dhe për shkak se një sistem, apo harmonizim i tillë nuk ekziston në vendet rreth Kosovës”, vijoi Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark