×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznes dhe shmangie tatimi, historia e estrades kosovare vjen në një dokumentar

    Insajderi
    01 February 2020 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Estrada nën hetime” në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

    Më shumë ose me më pak video publike ku këngëtarëve iu bëhet përpara një duq me para nëpër dasma, nuk e bënë ndonjë diferencë. Realiteti për shumicën e këngëtarëve kosovarë është i tillë. Ata fitojnë shumë. Histori në vete pastaj është angazhimi i tyre nëpër koncerte e klube nate.

    Por, të dhënat e nxjerra nga Administrata Tatimore për shumën se sa ata i paguajnë shtetit për biznesin që bëjnë është krejt tjetër. Shumë më e vogël.

    InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime të tjera nga Prokuroria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark