×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën

    Insajderi
    18 September 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Brestovci përmes një postimi në Facebook.

    Ai konfirmoi se me Anxhelina Shalën janë duke bashkëjetuar.

    “Falënderoj te gjitha portalet,te cilat sot morën mundin, per ta publiku një pjese te jetës sime private. Une dhe Angelina ju jemi mirënjohëse, qe ishit kaq entuziast per ta njoftuar opinionin publik per lidhjen tonë të bashkëjetesës”, ka shkruar Brestovci.

    Anxhelina Shala e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.

    Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.

    Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.

    Përveç kësaj ajo në profilin e saj mban edhe inicialet e biznesmenit nga Lipjani.

    Brestovci në vitin 2019 kishte kandiduar për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ndërsa në vitin 2021, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

    Tani mbanë postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark