×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni shqiptar u qëllua me kallashnikov, Policia jep detaje për krimin

    Insajderi
    23 October 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka ndërruar jetë në spital, i plagosuri në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

    Mësohet se i vrarë ka mbetur 57-vjeçari Demir Backa, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi në afërsi të një qendre tregtare.

    Sipas raportimeve, viktima ishte pronar i një lokali në qender të Fierit, si dhe i një hoteli.

    Sipas policisë, krimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, ku dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri drejt 57 vjeçarit, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi”.

    Njoftimi i policisë

    Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

    Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark