×
  • Sport
  • Sport

    Blanc mohon të ketë pasur lidhje intime me Ibrahimoviqin

    Insajderi
    15 February 2016 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, ka reaguar pas deklarimeve që futbollisti i tij Serge Aurier bëri në rrjetet sociale (periskop), duke i quajtur ofenduese ndaj tij.

    Më herët, mbrojtësi i Kombëtares së Bregut të Fildishtë Serge Aurier, ka thënë se “Blanc ka pasur lidhje me Ibrahimoviç”.

    Video u publikua në shumë media ndërkombëtare. Më pas, mbrojtësi i kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe trajnerit, por ishte shumë vonë – pasi klubi e pezulloi për një kohë të papërcaktuar.

    Ndërkaq, këtë të hënë ka reaguar edhe trajneri i PSG-së, Laurent Blanc.

    Në konferencën përpara ndeshjes në Ligën e Kampioneve me skuadrën e Chelsea-t, Blanc tha se me Aurier do të merret edhe personalisht për këtë çështje.

    “E mora keq, edhe pse çdo kush ka të drejtë të mendojë dhe të shpreh çfarë të dojë, Aurierin e kam prezantuar me drejtuesit dy vjet më parë dhe tani e shihni se çfarë marrë në këmbim, më dhimbset.
    U penalizua vetë, do të paguajë pasojat, por është akoma më e rëndë se ka penalizuar klubin. Me Aurierin do ta zgjidh çështjen edhe personalisht. Tani për tani mbetet i pezulluar deri në kohën kur klubi do të vendosë se çfarë do të bëjë me atë dhe do ta merrni vesh me siguri. Tani mendoj për Chelsean”,-ka thënë Blank sipas gazetës franceze “L’Equipe”.

    PSG do të përballet me Chelsean të martën, në “Parc de Princes”, me fillim nga ora 20:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark