×
  • Sport
  • Sport

    Blatter: SHBA-ja është arsyeja që nuk jam president

    Insajderi
    19 February 2016 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blatter ka shtuar se grupi evropian që kishte rënë dakord me marrëveshje të heshtur se Kupa e Botës duhet të mbahej në SHBA, ndryshoi votën e saj pas ndërhyrjes politike të Francës.

    “Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, nëse [Kupa e Botës] do kishte shkuar në SHBA, ne nuk do të ishim në këtë situatë”, deklaroi për mediat, zvicerani i cili është nën hetime nga Agjencia Federale e Amerikës.

    Ai po ashtu ka kritikuar përpjekjet e medieve për ta “vrarë” atë në mes të hetimit në vazhdim rreth korrupsionit në FIFA, por e ka pranuar se ndien keqardhje që trupat e qeverisë nuk kanë arritur të hetojnë të gjithë komitetin ekzekutiv të institucionit më të lartë të futbollit në botë.

    Në një intervistë me TV BFM, presidenti i pezulluar i FIFA-s gjithashtu u ankua për akuzat ndaj tij, duke shtuar më tej se nëse botërori i 2022 do t’i jepej SHBA-së nuk do të kishte ardhur puna deri te arrestimi i tij.

    “E vetmja gjë që më bënë të pendohem është se si e lejova shtypin të më ‘vriste’ mua.  Unë isha president i FIFA-s por nuk isha unë përgjegjësi për anëtarët e ekzekutivit, sepse unë nuk i kisha përzgjedhur ata”, deklaroi Blatter, i cili është suspenduar nga detyra e tij si kryetar i FIFA-s dhe nga futbolli për 8 vite.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark