×
  • Showbiz
  • Show

    Blerando, Ardi e Mirdoni po sjellin bashkë një këngë

    Insajderi
    22 May 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish konkurrentët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Blerando, Mirdoni dhe Ardi të njohur për miqësinë e tyre brenda mureve të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, kanë bashkuar forcat sërish.

    Veç se kësaj radhe, jo për ndonjë lojë të BBVK, po siç duket për një projekt muzikor që dritën pritet ta shoh shumë shpejt.

    Treshja kanë publikuar pamje nga një prej skenave të xhirimeve, teksa shiheshin pranë një pishine buzë detit duke kënduar e vallëzuar.

    Ata nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti muzikor të ardhshëm, por kanë sugjeruar ndjekësit që t’u propozojnë një titull për këngën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark