×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerim Latifi tregon se ku lindi termi “Shqipëria e Madhe”

    Insajderi
    23 February 2021 - 23:05

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se termi “Shqipëri e Madhe” për here të pare është përdorur nga veprimtari i çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, më 193’ën.

    Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut ka thënë se ky term nuk është shpikur nga serbët, teksa citon veprën e Hasan Prishtinës ku ka përmendur për herë të parë “Shqipërinë e Madhe”.

    “Njeriu i parë që e ka përdorur këtë term ka qenë Hasan Prishtina, i cili Shqipërinë e njohur nga Fuqitë e Mëdha në Londër në vitin 1913 e quante “Shqipni e Vogël”, ndërsa Shqipërinë e ëndërruar prej tij, me kryeqytet Shkupin, e quante “Shqipnia e Madhe””, ka shkruar ai.

    “Mjafton të lexoni tekstin e tij “Kujtime mbi kryengritjen e përgjithshme”, dhe do ta kuptoni një gjë të tillë. Shqipnia duhet të bëhet e madhe, përndryshe gjithmonë kanë me na trajtu siç trajtohen të vegjlit”, ka shtuar tutje profesori universitar.

    Reagimi i tij vjen në kohën kur janë ngjallur debatet për bashkim kombëtar nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i LVV’së, Albin Kurti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark