×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerim Syla përlotet kur flet për vëllain e tij, i cili ra dëshmor si ushtar i UÇK-së

    Insajderi
    25 November 2021 - 18:28

    Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka folur për shkarkimin e vëllait të tij, Lulzim Syla, nga pozita e kryeinspektorit të tregut nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

    Blerim Syla ka thënë se shkarkimi i tij nuk ka të bëj me grevën e organizuar, por ka thënë se nuk ka qenë morale nga Qeveria sepse vëllai i tij ka mundur të shkarkohet më herët e jo një ditë para grevës.

    Syla tutje ka folur për familjen e tij ku ka treguar se njëri nga vëllezërit e tij, Bujar Syla, është dëshmor nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në këto momente ai nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe është përlotur në studio. Syla ka kërkuar ndjesë publikut për emocionet e tij. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark