×
  • Showbiz
  • Show

    Blerona Zeqiri flet për operimin në lukth – mënyrën se si ka arritur të transformohet

    Insajderi
    12 June 2021 - 14:15

    Ajo është njëra prej moderatorëve që ka bërë një ndryshim drastik në dukje.

    Bëhet fjalë për Blerona Zeqirin, që prej vitesh është transformuar falë një operacioni në lukth të bërë në maj të vitit 2019 – i cili bëri që të humb peshë drastikisht dhe që të arrijë pamjen që e ka ëndërruar gjithnjë.

    Prezantuesja e njohur së fundmi ka qenë pjesë e rubrikës ‘5 data’, ku ka folur më shumë për ndryshimin dhe mënyrën se si kishte vendosur për një gjë të tillë.

    “Është interesant se më kanë pyetur shumë. Mua më dukej vetja shumë mirë. E kisha ndonjë fazë brenda vitit njëmujore ku kam tentuar të nisja palestrën, por nuk e kam marrë shumë seriozisht. Momenti kur kam vendosur ta bëjë ka qenë është se kam pasur një problem serioz që filloi të më pengonte, kështu që në momentin kur jam ndjerë gati kur e kam ndjerë se më është bërë problem shëndetësor dhe kështu e bëra”.

    Dy javë pas operimit kam qënë në emision jam rikthyer dhe në studio ka qenë i ftuar mjeku im. Unë sot ndihem sikur kam lindur për të dytën herë. Bëj apel që secili të bëjë atë që dëshiron për veten, të ndihen mirë me veten”, ka thënë ajo.

    25 vjeçarja ka nisur karrierën në moshë shumë të re dhe tanimë është shndërruar në një nga moderatoret e preferuara të publikut. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark