×
  • Sport
  • Sport

    Blick: Hyka jashtë Shqipërisë, e çuditshme

    Insajderi
    23 May 2016 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Blick e cilësoi të habitshme zgjedhjen e drejtuesit të stolit kuqezi, për të mos thirrur në përfaqësuesen kuqezi mesfushorin Jahmir Hyka.

    28-vjeçari ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm te Luzern. Fillimisht me çmime të fituara si Lojtari i Muajit, ndërsa së fundmi i përzgjedhur nga tifozët e Luzernës si Lojtari më i Mirë i Vitit në skuadër.

    Ky ishte çmimi i tretë i fituar nga Hyka në 5 vjet në radhët e skuadrës, njofton Supersport.

    E përditshmja më e madhe sportive në Zvicër analizoi edhe listën e madhe të Shqipërisë. Blick theksonte se nga 27 lojtarët e thirrur nën armë nga De Biasi përpara startit të Euro 2016, 12 prej tyre kanë luajtur në kampionatin zviceran, ndërsa futbollistë si Gjimshiti, Ajeti, Basha, Xhaka, Abrashi dhe Gashi kanë luajtur në Kombëtaret e moshave të këtij vendi.

    Shqipëria dhe Zvicra do të përballen në ndeshjen e parë të Grupit A, më 11 Qershor. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark