×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Blinken: Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri

    Insajderi
    26 May 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka dënuar ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

    Blinken i ka bërë thirrje Kurtit të ndalojë menjëherë këto veprime që ai i ka quajtur “masa të dhunshme” dhe të ripërqendrohet në dialog.

    Tutje, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

    “Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark