14:46 - 05 Korrik 2022

Para pak javësh u konfirmua rikthimi i dyshes “Azet & Zuna”, përmes këngës së publikuar “KMN”. Këngë e cila zgjoi polemika në rrjete sociale, pasi producenti Bini Nebihu kishte hedhur akuza për vjedhje të këngës.

Bini kishte publikuar një sekuence të këngës në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku shkroi se reperi Zuna kishte qenë në studion e tij për të biseduar rreth disa projekteve dhe se e ka dëgjuar “demo’n” e këngës dhe pastaj e ka realizuar në një vend tjetër.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme ka qenë Bini i cili ka njoftuar se këngë e publikuar para pak javësh është bllokuar në platformën “Youtube” për shkak të autorësisë nga ana e tij.

Tags: ,